Reforma në Drejtësi, Meta: I kam dërguar Ruçit shkresën zyrtare për t’u takuar pas të hënës

schedule12:57 - 26 Qershor, 2020

schedule 12:57 - 26 Qershor, 2020

Presidenti Ilir Meta deklaroi në konferencën për mediat se i ka dërguar sot zyrtarisht ftesën zyrtare kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për të diskutuar për koordinimin e institucioneve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

Meta tha se ka pritur deri tani deri në përkthimin e plotë të raportit final të Venecias për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, e cila do i vihet në dispozicion institucioneve.

“Po e nis me Komisionin e Venecias për shkak të rëndësisë që ka ngritja sa më parë e Gjykatës Kushtetuese. Siç kam qenë përgjatë këtyre tre viteve për Reformën në Drejtësi do të vijoj të jem kështu edhe pas raportit përfundimtar.

I kemi përcjellë sot edhe shkresën zyrtare Ruccit për të zhvilluar një takim nga e hëna e në vijim. Jo sot sepse sot kemi raportin e përkthyer përfundimtar të Komisionit të Venecias. Ky është një dokument zyrtar dhe shumë shpejt do vihet edhe në faqen tonë zyrtare dhe do i dërgohet të gjithë institucioneve në vend, përfshirë edhe Kuvendin e Shqipërisë, KED.

Implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecia është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Këto rekomandime janë të qarta në shqip, me qenë se institucionet duhet të punojnë gjithmonë në gjuhën tonë kombëtare”, tha Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!