“Reforma në drejtësi, me konsensus”, Rama nga Mali i Zi: Unë dhe PS i dhamë jetë SPAK-ut

schedule15:01 - 16 Maj, 2024

schedule 15:01 - 16 Maj, 2024

Pas përfundimit të Samitit të liderëve të Ballkanit, të mbajtur në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Ai u ndal te Reforma në Drejtësi, ku tha se është bërë me konsensus.

Kreu i qeverisë tha se ai dhe PS i dha jetë SPAK-ut, ndërsa shtoi se nuk është komentuar asnjëherë veprimtaria e Prokurorisë së Posaçme.

“Kur vjen puna te drejtësia, po të shohësh raportin Evropian, mbi 50% e detyrave të Shqipërisë lidhen me sistemin e drejtësisë. Plani i ri i rritjes lidhet specifikash me reforma dhe masa që janë dakordësuar se kur do të bëhen. Do të fitojnë ato pjesë të integrimit sipas hapësirave që janë hapur. Do të bëhemi anëtar në BE ku patjetër do të marrim dhe fondet.

Si mundemi ne dhe unë që të kemi një synim të tillë kur isha unë dhe PS që i dhamë jetë SPAK dhe i japim mbështetje. Deri më sot s’di të kemi hapur gojën për të komentuar veprimtarinë e SPAK.”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!