Reforma në arsim, Rama paralajmëroi spastrim drejtorësh

schedule19:13 - 30 Tetor, 2017

schedule 19:13 - 30 Tetor, 2017

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi spastrime të forta dhe në arsim, të cilat kryesisht do të jenë në nivelin e drejtorëve. Po ashtu, theksoi se punësimi i mësuesve do bëhet në mënyrë kompjuterike, ndërsa drejtoritë rajonale do jenë vetëm. Ato do të merren vetëm me cilësinë e mësimdhënies.

Në katër vitet e shkuara, mësoi se në arsim ndëryhrjet për një vend pune morën tjetër drejtim…
“Mbyllëm qokat për mësuesit, u hapën ato për drejtorët. Më kollaj bëheshe drejtor se mësues”, tha kryeministri Edi Rama.
Dhe 300 drejtorë shkollash do të zëvendësohen nga mësuesit më të mirë, ndërsa paralajmëroi dhe shkollën e drejtorëve, e ngjashme me atë të administratës publike.
“300 drejtorë kanë dalë nën mesataren e tyre në testim. Ata do të zëvendësohen me mësuesit që kanë dalë më të mirët”
Kryeministri Rama deklarori ndërkohë se drejtoritë rajonale do të reduktohen në katër të tilla dhe ju hiqet e drejta e emërim-shkarkimeve.
“Do të ketë vetëm 4 drejtori rajonale dhe ato do të merren vetëm me cilësinë e mësimdhënies dhe jo me emërim-shkarkime.
Kreu i qeverisë prezantoi platformën për rritjen profesionale të mësuesve
“Nuk do të ketë kontakt njerëzor në emërime. Ato do të behën në mënyrë kompjuterike dhe platforma do të ketë të renditur kreditet e çdo mësuesi”.
Duke kritikuar atë që u bë në kohën e qeverisë Berisha, tek tha se pati dy strategji kombëtare për arsimin nga dy ministra, Rama përgëzoi mësuesit si heronj të rezistencë në sistem.

https://www.youtube.com/watch?v=ufivUwXYsT8

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!