Reforma e ujësjellesave/ Përmirësim i sistemit në Elbasan, Balluku: Qytetarët, ujë 24 orë në ditë

schedule11:45 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 11:45 - 29 Dhjetor, 2023

Nis rehabilitimi dhe përmirësimi i sistemit  të ujësjellës-kanalizimeve në Elbasan nga e cila përfitojnë rreth 50 mijë qytetarë. Zv. kryeministrja ka inspektuar nisjen e punimeve ndërsa ka theksuar se reforma e ndërmarrë në këtë sektor do të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të situatës së furnizimit me ujë të pijshëm.

“Shpesh herë thonë që flisni për ujin ju, patjetër që do të flasim për ujin dhe kanalizimet, duke pasur parasysh se kemi trashëguar një sasi ujësjellësish të amortizuar në maksimum. Ne zakonisht japim rastin e Korçës, që duke paguar pak më shumë, Korça ka 24 orë ujë prej vitesh dhe në parametrat e duhur”.

Vetëprodhimi i energjisë nga shoqëritë e ujësellësat  është një ndër sfidat e së ardhmes për këtë sektor. Zv.kryeministrja kërkoi që të aplikohet për të përfituar nga fondet e BE në këtë drejtim.

Gjatë vitit të ardhshëm parashikohet që të realizohen rreth 40 projekte në të gjithë vendin që synojnë të shtojnë  mbulimin e  furnizmit me ujë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!