Presidenti i Francës dëshiron t’i drejtohet sot francezëve, në lidhje me reformën e pensioneve që ka zemëruar qytetarët e tij prej javësh duke çuar në demonstrata të ashpra.
Kundërshtarët e reformës kanë organizuar përmes rrjeteve sociale demonstrata përpara bashkive apo prefekturave në orën 20:00, në momentin e fjalimit të Emmanuel Macron.
Sipas L’Express, fjalimi, i cili do të transmetohet në rrjetet kryesore televizive të Francës, duhet të fokusohet në pjesën e mbetur të mandatit pesëvjeçar të Emmanuel Macron.
Sigurisht që presidenti i vendit, i cili pasdite do të presë ministra dhe liderë të mazhorancës.
/abcnews.al