Reflektimi mbi jetën, personazhe publike dhe njerëz të thjeshtë bashkë në një ekspozitë

schedule23:09 - 27 Maj, 2020

schedule 23:09 - 27 Maj, 2020

17 histori femërore vijnë të rrëfyera me gjuhën e fotografisë nga Anjeza Dyrmishi.

Personazhe të thjeshtë dhe persona publik janë bërë bashkë në këtë ekspozitë.

Qëllimi kryesor sipas autores është reflektimi mbi jetën.

 “Jam shume kurioze ndaj çdo historie ose fenomeni që ndodh, sepse mendoj se reflektimi është një pjesë shumë e rëndësishme e njeriut. Pasi unë jam me sloganin që arti mund të ndryshoj jetë dhe kjo ka qenë edhe ideja e ekspozitës që duke gjetur veten  vajzat dhe femrat normalisht  mund të reflektojnë edhe për jetën e tyre edhe unë vetë përballë historive gjithnjë reflektoj. “Te gjitha historitë më kanë prekur edhe tek  jeta e artistëve, pasi unë e di se sa e vështirë është të jesh artist”, thotë ajo.

Pas çdo poze ka një histori të përjetuar prej tyre, rrëfyer në studion e saj dhe më pas pozimi para objektivit, me qëllim që ta pasqyroj atë me gjuhën e artit shpjegon fotografja.

Vuajtjet  në kampet e përqendrimit të mbartura në kurriz të kësaj gruaje, pasqyrohen më së miri në këtë portret.

“Zonja në karrige është edhe fotoja ftuese  për njerëzit në ekspozitë sepse mu duk shumë integruese dhe interesante sepse duke parë një personazh publik do ishte me komerciale dhe do mendonin se qenka ekspozitë me personazhe publike. Unë doja të sillja një grua që është e vuajtur  e cila përfaqëson pjesën më të madhe të grave në Shqipëri, gjithashtu vinte me një backgraund dhe  histori shumë të  larmishme, e cila ka qenë në kohën e komunizmit e përndjekur politike dhe në kohën e demokracisë kishte hasur me shumë peripeci, i përket një shtrese  të varfër”, tha Dyrmishi.

Nuk mungojnë edhe kontrastet në qenien grua, si kjo burrneshë e përbetuar, apo sjelljet më ekstravagante të kohës, si marrëdhënie LGBT.

Në këtë prezantim  pasqyrohen edhe marrëdhëniet nënë e bijë, në dimensione të ndryshme dhe të komplikuara.

Primabalerina  Enada Hoxha pozon  me vjehrrën,  mbi puante, e cila nuk i ka veshur prej më shumë se 30 vitesh Dyrmishi sjell edhe pozimin  e Klea Hutës në pritje të ëmbël.

Në këtë projekt, komercialja është zëvendësuar me thellësinë e mendimit dhe pasqyrimit të përjetimeve  emocionale shpjegon Dyrmishi.

Fotografja është e bindur që  këtë projekt  ta vazhdoj me histori të tjera frymëzuese, të cilat ka menduar t’i prezantojë edhe jashtë Shqipërisë./abcnews.al