“Refik Halili gaboi me ndryshimet në klub, Tirana ka hequr 4 trajnerë kampionë”

schedule23:34 - 8 Tetor, 2020

schedule 23:34 - 8 Tetor, 2020

Sulejman Starova mendon se ndryshimet e ndodhura te Tirana janë të gabuara. Në emisionin “Pressing” në ABC News, trajneri i njohur shqiptar flet hapur, teksa rikujton se në klubin kryeqytetas ka pasur edhe raste kur janë shkarkuar trajnerë kampionë.

Edhe Ajaksi dhe Bajerni i Mynihut katër veta kanë në drejtim, jo 40. Tirana nuk kishte nevojë të bënte një ndryshim të tillë. Osmani ishte një lojtar që la futbollin, ka luajtur me ekipet më të mira dhe kishte kohë plot përpara t’i futej aspektit teknik për të ardhmen.

LEXO EDHE: Laçi: Nuk mund të punoja me një drejtor teknik, dy paralele që do përplaseshin

Miku im Rit Halili, ka bërë një gabim që e ka bërë edhe më përpara. Duhet të vazhdonte ashtu siç ishin. Mbajti Egbo trajner prej faktit që doli kampion, edhe pse e dimë që Tirana meriton një trajner tjetër për të ecur përpara.

Halili gaboi edhe kaq. Tirana ka hequr 4 trajnerë që kanë dalë kampionë. Sapo kanë fituar titullin, ata kanë ikur. Arbi (Laçi) ishte njeriu që merrte lojtarët, ata i thanë që këtë punë do e bëjë dikush tjetër.

Ishte njeriu më i afërt i trajnerit dhe presidentit. Ke dalë kampion, si mund të ndryshosh? Vetëm këtu te ne ndodhin këto gjëra“, deklaron Sulejman Starova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!