Të ftuar në “NewsRoom” në ABC News, ekspertë të zgjedhjeve, Greta Meta dhe Andon Kume analizuan draftin e mazhorancës për Referendumet.
Gjatë fjalës së tij Eksperti zgjedhor Andon Kume tha se drafti është munduar të rregullojë disa gjëra, edhe pse ka ende punë. Gjithashtu ai shton se drafti i propozuar nga PS nuk ka asnjë prapavijë siç është pretenduar.
“Ky draft është munduar të rregullojë disa gjëra, por mendoj se është ende larg. Sa i përket referendumeve lokale, është po siç ka qenë dhe nuk bën sens që për një çështje lokale të pyetet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ‘a mund të shtrohet kjo pyetje për popullsinë, qytetarët apo jo’… Sa i përket çështjes nëse PS ka një prapavijë për të bërë ndryshime Kushtetuese, kjo nuk qëndron me këtë draft…Kërkesat janë totalisht të njëjta nuk ka asnjë ndryshim. Kushtetuta e ka të parashikuar edhe ku draft e ka të parashikuar në të njëjtën mënyrë. Padiskutim që ky draft është për t’u diskutuar edhe me palët…
Nga ana e saj ekspertja e zgjedhjeve Greta Meta shtoi se Zvicra është një nga shtetet që përdor referendumet. Po ashtu theksoi se duhet të bëhet një shpjegim i saktë për qytetarët se si funksionon.
“Zgjedhësit kanë të vetmin interes që vota e tyre të lexohet dhe peshohet si duhet. Pra duan që votat që ata japin të mos shkojnë kot. E mira për referendumet do të ishte që të shpjegohej që këto modele që po bëhen të mund të thuhet se me kë vende i kanë krahasuar. Ne dimë që shtete që përdorin Referendumin janë Zvicra…dhe është një nga vende që nuk ka fare kuorum të pjesëmarrjes…Ky është një moment, për të parë se sa dëshira ka politika për të fuqizuar realisht demokracinë direkte te qytetarët dhe për ta kthyer si instrument të përdorshëm dhe jo si instrument që e kemi në letër dhe nuk e bëjmë dot”, tha ndër të tjera ajo.
/abcnews.al/


