Manchester City po shikon për të gjetur edhe zëvendësuesin e Kyli Walker i cili mund të largohet gjatë merkatës së verës, ku skuadra të mëdha janë vënë në gjurmët e tij.
Dëshira e citizenëve është Reece James i Chelsea, me Cityn që kërkon të përfitojë nga situata e krijuar te blutë e Londrës, pas sanksioneve që Qeveria britanike vendosi ndaj Roman Abramovichit.
Si pasojë e kësaj situate, nga “Stamford Bridge” thuhet se mund të largohen disa nga yjet e skuadrës. 22-vjeçari anglez ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2025, ndërsa James në tregun e transferimeve vlerësohet me 55 milionë euro.
Ndërkohë për mbrojtësin e krahut të djathtë interesim ka shprehur edhe Real Madridi. /f.a/abcnews.al