Redi Hasa në trio, çel festivali “Përrallat e Mesdheut”

schedule19:07 - 11 Shkurt, 2019

schedule 19:07 - 11 Shkurt, 2019

Festivali “Përrallat e Mesdheut”, solli para publikut violoncelistin e njohur shqiptar Redi Hasa, në trio.  Artisti shqiptar sëbashku me dy muzikantët e huaj, përcollën tinguj të traditës shqiptare, ndërthurur me ato ballkanike, për 60 minuta në Teatrin “Metropol.”

Violonçelisti i njohur shqiptar Redi Hasa, i cili prej afro 20 vitesh zhvillon jetën artistike në Itali, Londër dhe SHBA këtë fundjavë, i shoqëruar nga vokalistja  Rachele Andriolinë dhe në tamburë Rocco Nigronë, solli emocione të veçanta në skenë. Muzika që ai krijon është një përzierje e traditës shqipatre me tingujt e Ballkanit dhe ngjyrat mesdhetares.

Artisti solli edhe një krijim dedikuar vendlindjes Tiranës, më saktë rrugës së fëmijërisë  tek Medreseja.

Fundjavat në Qendrën Kulturore Tirana  dhe  Teatrin Metropol përgjatë gjithë muajit Shkurt do sjellin për  publikun kryeqytetas muzikantë të njohur nga Italia, Turqia, Greqia dhe muzikantë shqiptarë që karrierrën e kanë ndërtuar jashtë Shqipërisë do të për t’i ofruar publikut kryeqytetas koncerte muzikore live.

Programi i “Metro Sounds” përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!