Receta për të pasur një fizik si të Jennifer Aniston

schedule11:18 - 2 Nëntor, 2019

schedule 11:18 - 2 Nëntor, 2019

Jennifer Aniston më në fund ka zbuluar sekretin e saj për të qenë kaq në formë, duke i treguar tabloidëve amerikanë dietën e saj fije për pe.

Aktorja e “Friends”, e cila festoi në shkurt 50 vjetorin, e mban veten  në formë duke ngrënë ushqime të ngurta vetëm për 8 orë në ditë, e ndjekur më pas nga 16 orë agjërim.

Jennifer, e cila zakonisht ngrihet në orën 9 të mëngjesit, e fillon ditën e saj me një lëng selino, e ndjekur nga një seancë intensive në palestër dhe, më vonë, meditim.

Lidhur me programin e saj të ushqimit, Aniston tha për Radio Times: “Unë praktikoj agjërim të ndërprerë, kështu që nuk ha asnjë ushqim në mëngjes.

“Vura re një ndryshim të madh që kur fillova të shmang ushqimin e ngurtë për 16 orë në ditë” – tha ajo.

Por për fat të keq për ata që duan ta imitojnë, nuk mbaron këtu. Jennifer, në të vërtetë, stërvitet në palestër çdo ditë.

“Kur mbaroj stërvitjen ndihem vërtet e bukur. Nuk ka asgjë si të kujdesesh për trupin tënd, me endorfinat që po shkojnë mirë, dhe gjaku që po pompon çmendurisht: trupi shkëlqen lehtësisht”.

Pra, palestër çdo ditë për të paktën 20 minuta aktivitet. Por pa harruar t’i lejoni vetes ditë pushimi dhe mbi të gjitha për të mbajtur nivelet e stresit tuaj të ulët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!