Me qindra qytetarë nga gjitha trevat shqiptare edhe sot bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Në 27 vjetorin e masakrës, ku u vranë mizorisht gra e burra të këtij fshati, qytetarët kanë kujtuar 15 janarin e vitit 1999.
Habib Veseli nga Reçaku, tregon se si i kishte parë të gjitha kufomat në xhaminë e fshatit, pas vrasjes dhe masakrimit të tyre.
Hajredin Haziri i cili jeton nga Zvicra, thotë se gjitha familjet në Reçak të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre duhet të gëzojnë respekt të veçantë nga institucionet.
Edhe Mexhide Luboshtani e cila ka shumë familjarë nga fshati Reçak, kujton ditën e 15 janarit të vitit 1999. Në 27 vjetorin e kësaj masakre, në Kompleksin Memorail në Reçak kanë bërë homazhe krerët e shtetit, krerë të partive politike e diplomatë të huaj.
Edhe këtë vit, në Reçak erdhi ai që i tha botës se aty ishte kryer krim kundër njerëzimit -ish shefi i atëhershmen i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.
Më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe./Kosovapress/


