Rebelizmi i Lumturie Blloshmit do shfaqet në bienalen e Venecias

schedule19:29 - 8 Shkurt, 2022

schedule 19:29 - 8 Shkurt, 2022

Nga Leontina Nika

Jeta dhe vepra, e artistes rebele Lumturie Blloshmi përfaqësojnë Shqipërinë në Edicionin e 59-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Kuratorja Adela Demetja në një intervistë për abc rrëfen detaje e pavionit shqiptar në tre dimensione.

https://youtu.be/h4lYHGUoUZI

Ky shënim në librezën e diplomës së artistes Lumturie Blloshmi që mbanë datën 1963 tregon më së miri shpirtin e lire e rebel të saj.

Kuratorja e pavionit shqiptar të bienales së Venecias Adel Demetja, mike e artistes thotë se Lumja jetoi dhe frymoj për artin.

Lumturie Blloshmi do të përshfaqet në tre dimensione 14 punime në pikturë, autoportrete dhe vepra konceptuale  që datojnë nga viti 1966- deri në 2015.

Studio dhe detaje të jetës shkruar nga dora e artistes do vijnë përmes një arkivi virtual, sipas kuratores.

Në dokumentarin eksperimental do pasqyrohen vende ku ajo frekuentonte shpesh, veçanërisht afër teqes në periferi të Tiranës, ku ajo mendonte se prehen eshtrat e të atit.

Ëndrra e artistes ishte realizimi i një muzeu me veprat e saj, synim që Adel Demetja ia ka vënë vetes që t’ia realizoi.

Pavioni shqiptar ne edicionin e 59 te Bienales së Venecias  “Lumturie Blloshme nga e para” është i konceptuar si një ekspozitë që synon të hulumtojë, shqyrtojë, prezantojë dhe ripozicionojë veprën dhe jetën e artistes në historinë e artit kombëtar dhe ndërkombëtar. /abcnews.al