Rebelimi i Wagner/ Ministrja gjermane: Putin po shkatërron vendin e tij me luftën në Ukrainë

schedule18:44 - 27 Qershor, 2023

schedule 18:44 - 27 Qershor, 2023

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se Rusia po shkatërron veten me luftën e saj kundër Ukrainës. “Me këtë luftë brutale agresioni, Rusia, Putin, po shkatërron vendin e vet”, u tha Baerbock gazetarëve gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg të hënën.

Ajo theksoi se zhvillimet gjatë fundjavës në Rusi kishin të bënin me një luftë të brendshme për pushtet dhe Gjermani e BE-ja nuk donin të ndërhynin. E gjithë kjo ishte “vetëm një akt në këtë spektakël rus”, shtoi ajo. Sipas saj, shqetësimi i vetëm i Evropës është të ndihmojë Ukrainën të arrijë sërish paqen.

Në takimin në Luksemburg, ministrat e jashtëm të BE-së vendosën të rrisin fondet për furnizimin me armë dhe pajisje për Ukrainën dhe vendet e tjera partnere me 3.5 miliardë euro të tjera. Konkretisht, vendimi i së hënës rriti tavanin financiar për të ashtuquajturin Lehtësia Evropiane e Paqes në rreth 12 miliardë euro.

Ky instrument financiar i BE-së ishte krijuar para fillimit të luftës në Ukrainë për të ofruar mbështetje ushtarake për vendet partnere dhe fillimisht ishte ndarë vetëm rreth 5 miliardë euro për periudhën 2021-2027./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!