Mario Gomez i ka dhënë fund me futbollin. Sulmuesi gjerman luajti sezonin e fundit me Stuttgart në Bundesliga 2 dhe ndihmoi skuadrën e zemrës të rikthehet në elitë. Diçka të tillë ia kishte premtuar vetes dhe e mbajti fjalën.
7 gola shënoi këtë sezon lojtari që mbush 35 vjeç në datë 10 korrik. Gomez ka luajtur me ekipe si Stuttgart, Bayern Munchen, Fiorentina, Besiktas dhe Wolfsburg, teksa numëron 31 gola të shënuar me kombëtaren gjermane.
Në një prononcim për Goal.com, “veterani” i repartit ofensiv, i cili ka fituar 9 trofe në karrierë, flet për tërheqjen nga futbolli i luajtur. “Isha i sigurt që në fillim të sezonit që do të riktheheshim në Bundesligë.
Kisha vendosur që ky do të ishte sezoni im i fundit te Stuttgart, në Gjermani dhe ndoshta si futbollist. Kam ëndërruar gjithmonë ta mbyll karrierën këtu“, deklaron sulmuesi i njohur. /abcnews.al