Edhe pak ditë nga ndajnë nga nisa e kampionatit evropian të futbollit, EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, ku pjesëmarrëse është edhe Kombëtarja shqiptare.
Ndonëse ndodhen në Grupin B, i cilësuar si Grupi i “ferrit”, me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, kuqezinjtë do të bëjnë më të mirën dhe do të provojnë shanset e tyre, për një paraqitje sa më dinjitoze.
Ata janë kompletuar në çdo detaj, një ndër ta është dhe veshja. Lidhur me këtë ka folur për “ABC e Mëngjesit”, stilisti i kombëtares, Altin Mici, i cili ka zbuluar detajet që ka përdorur për kostumet.
Ai ka thënë se është kënaqësi të punosh me trajnerin e Kombëtares, Sylvinho, pasi do perfeksion si në skuadër, ashtu dhe në kostume.
“Unë mendoj që grupi do kaloj me veshjet e mia, sepse e njëjta gjë ndodhi dhe në 2016. Jam i bindur që dhe këtë radhë e tillë do të jetë situata.
Jam përdorur materiale të lehta, për kostumet një material lin i hollë dhe për këmishën gjithashtu një super material i lehtë. Është një trend i ri tani, edhe këpucët do të jenë më klasike, çorapet janë të padukshme.
Sylvinho i kërkon kostumet slim fit, ashtu siç kërkon skuadrën me përpikmëri, ashtu do dhe kostumet”, u shpreh Mici./abcnews.al