Reali qëndron pas dere, PSG tenton të bindë Mbappe me një ofertë faraonike

schedule21:53 - 5 Mars, 2020

schedule 21:53 - 5 Mars, 2020

PSG nuk është dorëzuar dhe do të bëjë të pamundurën për të bllokuar largimin e Kylian Mbappe. Real Madrid qëndron pas dere dhe është gati t’i plotësojë çdo dëshirë yllit francez.

Të njëjtën gjë po tentojnë edhe kampionët e Francës. Kontrata e 21-vjeçarit me PSG-në përfundon në verën e vitit 2022 dhe drejtuesit e klubit janë gati t’i ofrojnë një rinovim faraonik.

Mundo Deportivo konfirmon faktin që sulmuesin e talentuar e pret një rrogë neto prej 50 milion eurosh në sezon. Shifra të jashtëzakonshme për një 21-vjeçar, por PSG mendon se kjo është e vetmja mënyrë për të penguar largimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!