Reali nuk i ofron rinovimin Asensios, Milan “fërkon duart”

schedule22:20 - 28 Qershor, 2022

schedule 22:20 - 28 Qershor, 2022

Marco Asensio është objektivi i Milan këtë sezon, pasi kuqezinjtë dështuan në arritjen e marrëveshjes me Renato Sanches, ndërsa po nga duar iu iku edhe Steven Botman.

Në këto kushte drejtuesit e kuqezinjve kanë kthyer sytë nga lojtari i Real Madrid, si një mundësi reale për t’u transferuar në Milano.

Sipas asaj që shkruan “Cadena COPE”, lojtari që ka edhe një vit kontratë me madrilenët dhe ka marrë një mesazh të qartë nga drejtuesit e klubit.

“Los Blancos” nuk kanë ndërmend t’i rinovojnë kontratën, prandaj gjatë merkatos së verës duhet të gjejë një tjetër klub, ku të vazhdojë karrierën e tij.

Ky lajm gëzon pa masë Milanin, që ka kohë që është vënë në ndjekje të spanjollit, por kuqezinjtë duhet të ruhen edhe nga konkurrenca e Liverpool, që gjithashtu pëlqen sulmuesin. /f.a/abcnews.al