Mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte, po vuan këtë sezon në Premier League. Francezi nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Pep Guardiolës dhe deri më tani numëron vetëm tetë ndeshje në kampionat.
Situatën e qendërmbrojtësit po e monitoron me kujdes Real Madrid, që mesa duket do të ketë një prapavijë të re në sezonin e ardhshëm. Sergio Ramos dhe Raphael Varane me shumë mundësi do të largohen dhe madrilenët po vëzhgojnë që tani për t’i zëvendësuar ata.
Klubi spanjoll fillimisht do të shikojë vendosmërinë e Manchesterit nëse ata duan ta mbajnë Laporten në skuadër, pasi pothuajse nuk po aktivizohet fare. Kontrata e 26-vjeçarit me “Qytetarët” përfundon në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet diku te 60 milion euro. /abcnews.al