Reali çmendet pas Havertz, ofertë e parefuzueshme për Bayer Leverkusen

schedule09:58 - 6 Qershor, 2020

schedule 09:58 - 6 Qershor, 2020

Real Madrid është mahnitur nga aftësitë e mesfushorit të Bayern Leverkusen, Kai Havertz. 20-vjeçari po kalon një sezon të shkëlqyer në Bundesliga dhe menjëherë ka rënë në radarin e madrilenëve, të cilët kanë dhe konkurencën e Bayern Munich.

Sipas raportimit të “Bild”, drejtuesit e Realit po përgatisin një ofertë prej 80 milionë euro për mesfushorin me tipare sulmuese. Madje ato do ta lejojnë të riun të qëndrojë dhe një vit tek gjermanët për të fituar më shumë eksperiencë.

Paratë do të paguhen që në këtë merkato, në mënyrë të tillë që Leverkusen të ketë mundësinë të investojë, pasi sezonin tjetër do të luajë në Champions League. Havertz numëron 38 ndeshje në të gjithë kompeticionet këtë sezon, ku ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 8 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al