Real Madridi nuk i beson më Carlo Ancelottit

schedule19:42 - 7 Shkurt, 2023

schedule 19:42 - 7 Shkurt, 2023

I lënë pas në ligë dhe i mundur në Superkupën e Spanjës, trajneri italian kërcënohet me largim nga stoli.

Gjatë qëndrimit të tij të parë në kryeqytetin spanjoll (2013-2015), tekniku italian u shkarkua, vetëm një vit pasi ngriti Ligën e Kampionëve të dhjetë të shumëpritur nga klubi. Pothuajse tetë vjet më vonë, skenari ka të ngjarë të përsëritet, shkruan abcnews.al.

Reali tani është i dyti në renditjen e La Liga-s, tetë pikë prapa rivalëve të Barcelonës.

Në përpjekje për të ringjallur ekipin e tij, Ancelotti, sipas shtypit madrilen, do të përpiqej të bënte një ndryshim taktik nga 4-3-3 në 4-2-3-1. Nga ana e tij, Relevo sqaron se italiani ka humbur besimin në klub. Por ai gjithmonë mund t’i thotë vetes se Brazili ka disa muaj që po e pret atë. /G.D abcnews.al/