Real Madridi është ende i interesuar për Mbappe

schedule11:06 - 30 Nëntor, 2022

schedule 11:06 - 30 Nëntor, 2022

Real Madridi nuk e ka humbur interesimin për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe. Sipas informacioneve të The Athletic, Los Blancos vazhdojnë të monitorojnë situatën me të ardhmen e sulmuesit.

PSG e bindi Mbappe të nënshkruajë një kontratë të re në maj, tha burimi, duke e siguruar lojtarin se ai ishte ende mjaft i ri për të luajtur për Real Madridin në të ardhmen.

Më herët kishte zëra se Mbappe është i pakënaqur me gjendjen e punëve në PSG dhe dëshiron të largohet nga klubi sa më shpejt të jetë e mundur. Ka të ngjarë që francezi të largohet tashmë në merkaton e verës. /G.D abcnews.al/