Real Madrid po përgatitet të bëjë një ofertë të majme për të marrë Eden Hazard në skuadër.
Belgu është lidhur me një kalim të mundshëm te “Galaktikët” që vitin e kaluar, mirëpo “Blutë” e Londrës i zgjatën kontratën duke pasur parasysh rrezikun nga Spanja.
Ndërkohë, sipas Daily Express, Reali e ka kthyer 27-vjeçarin Hazard në objektivin kryesor të merkatos verore. Ata janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë paund plus
Gareth Bale që të sjellin përfundimisht belgun në Bernabeu.
Reali i Madridit këtë vit po kalon një sezon shumë të vështirë në La Liga, pasi ndodhet në vendin e katërt, 20 pikë larg Barcelonës.
Kjo situatë ka nxitur thashethemet se skuadra nga Madridi do të bëjë disa ndryshime të rëndëssishme verën që vjen.
Një numër i madh lojtarësh të rëndësishëm në kampionatet europiane shikohen si objektiva të Realit. Gjithashtu edhe e ardhmja e Zidane është në pikëpyetje, pasi trajneri aktual i Tottenham, Mauricio Pochettino shikohet si zëvendësuesi ideal i tij./abcnews.al