Real Madrid nuk duron më: Hazard në merkato, gati ta shesë me gjysmë çmimi

schedule13:56 - 7 Maj, 2021

schedule 13:56 - 7 Maj, 2021

Real Madrid shpenzoi 100 milion euro për Eden Hazard në verën e vitit 2019. 30-vjeçari belg realizoi ëndrrën e tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, por nuk ia ka dalë të lërë shenjën e tij tek ekipi i Zinedine Zidane.

Shumë dëmtime, probleme fizike pafund dhe pak eficencë në ato takimet që ka luajtur. Fantzisti po qëllon një investim i gabuar deri tani dhe drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të nxjerrin në merkato.

Mediat spanjolle raportojnë se mjaftojnë 50 milion euro për ta lënë të lirë Eden Hazard, i cili nuk e ka kuptuar akoma se çfarë do të thotë të luash me Real Madrid sipas drejtuesve të klubit të famshëm iberik. /abcnews.al