Largimi tashmë i konfirmuar i “bomberit” francez, Karim Benzema nga “galaktikët” e Real Madrid drejt arabëve të Al-Ittihad e “vulos” në mënyrë përfundimtare nevojën për transferimin e një emri “të madh” në majën e sulmit dhe javën e kaluar nisën aludimet për një transferim të mundshëm të “fantazistit” gjerman Kai Havertz.
Edhe pse disa ditë më parë ishin vetëm aludime, fillimin e kësaj jave mediat spanjolle raportojnë se klubi i Real Madrid ka nisur negociatat me përfaqësuesit e lojtarit dhe “blutë” e Chelsea janë gati ta shesin 23-vjeçar nëse arkat e tyre mbushen me plot 60 milionë euro.
Mediat spanjolle raportojnë se vetë lojtari mendonte prej kohësh një largim nga “Stamford Bridge”, teksa është i mahnitur nga interesimi i “galaktikëve”, teksa duhet theksuar këtu dhe marrëdhënia e mirë që Havertz ka me “pancerat” e Real Madrid, Toni Kroos e Antonio Rudiger.
Ndërkaq, kujtjomë se sezoni që sapo lamë pas, nuk ishte më i miri për Havertz, me gjermanin që në 47 paraqitjet e kryera për “blutë” e Londrës këtë vit arriti të shënonte vetëm 9 herë e të dhurojë vetëm 1 asistim. /i.m /abcnews.al