Real Madrid prej kohësh tashmë është në ndjekje të sensacionit të mesfushës angleze, Jude Bellingham dhe tashmë “galaktikët” kanë vendosur të zbulojnë shifrën ekzakte që do të ofrojnë për shërbimet e talentit të Borussia Dortmund.
Sipas mediave, “los blancos” do të ofrojnë plot 100 milionë euro për 19-vjeçarin, i cili prej kohësh kërkohet edhe nga Liverpool e Manchester City, ndërsa raportohet se për lojtarin bordi drejtues i Real Madrid ka menduar një paga “faraonike”, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shifrat zyrtare.
Mirëpo, deri më tani “verdhezinjtë” e Dortmund janë duke bërë çdo gjë që është e mundur për të mbajtur Bellingham, në “Signal Iduna Park” të paktën edhe për sezonin e ardhshëm, por interesimet nga Liverpool, City e Real Madrid, duket se do ta lëkundin jo pak tundimin e 19-vjeçarit. /i.m /abcnews.al