Real Madrid kërkon të përfitojë nga situta e vështirë e Man City, Los Blancos sytë te Haaland

schedule19:56 - 8 Shkurt, 2023

schedule 19:56 - 8 Shkurt, 2023

Manchester City është nën hetim, pasi të hënën, Premier League publikoi një listë me më shumë se 100 shkelje të mundshme financiare nga klubi. Informacioni i është dorëzuar një komisioni të posaçëm, shkruan abcnews.al.

Manchester City po përballet me një zbritje pikësh apo edhe përjashtim nga Premier League. Real Madrid po monitoron nga afër situatën në pritje të një shitjeje të mundshme të lojtarëve të Manchester City. Në këtë rast, Madridi do të tentojë të nënshkruajë me Erling Haaland. Tek ai, Los Blancos shohin pasardhësin ideal të Karim Benzemës, raporton Fichajes.

Më herët në shtyp u shfaqën informacione se kishte nisur një ndarje në marrëdhëniet mes Erling Haaland dhe Josep Guardiolës te Manchester City.

22-vjeçari Erling Haaland vlerësohet në 170 milionë euro nga ekspertët e portalit autoritar transfermarkt. /G.D abcnews.al/