Real Madrid, CR7 e Guardiola më të mirët e shekullit, jepen çmimet “Globe Soccer Awards”

schedule18:10 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 18:10 - 27 Dhjetor, 2020

Jemi në fund të vitit dhe ceremonitë dhënies së çmimeve janë të shumta. Një prej tyre u organizua sot në Dubai. Këtë mbrëmje u dhanë çmimet “Globe Soccer Award”, ku u dhanë disa çmime. Robert Lewandowski është lojtari i vitit.

Polaku dominoi në çdo aspekt ndaj pjesës tjetër, duke qenë golashënuesi më i mirë në çdo kompeticion ku mori pjesë dhe merituar edhe çmimin e më të mirit nga FIFA para pak ditësh.

Për këtë çmim Hansi Flick ka mposhtur Jurgen Klopp dhe është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2020 dhe skuadra e tij, Bayern Munchen u shpall ekipi i vitit. Jo vetëm kaq sepse Globe Soccer Award dha çmimet e shekullit. Cristiano Ronaldo u shpall lojtari i shekullit të 21-të falë sukseseve të arritura në këto dy dekada.

Ndërkohë Real Madrid, 13 herë fituese e Champions League ka merituar çmimin klubi i shekullit. Ndërkohë, gjeniu i stolit, Pep Guardiola është shpallur trajneri i shekullit. Jorge Mendes është agjenti i këtyre 20 viteve. /abcnews.al

Cristiano Ronaldo lojtari i shekullit (vitet 2001-2020)
Bayern Munich ekipi i vitit 2020
Hansi Flick trajneri i vitit 2020
Robert Lewandowski lojtari i vitit 2020
Real Madrid ekipi i shekullit të ri
Pep Guardiola trajneri i shekullit të ri
Jorge Mendes agjenti i shekullit të ri