Real “fluturon” me Mbappe/ Madrilenët “parakalojnë” rivalët, të parët me 46 pikë

schedule12:52 - 20 Janar, 2025

schedule 12:52 - 20 Janar, 2025

Të gjithë ata që dyshuan, duhet të kërkojnë ndjesë. E vërtetë, që iu desh pak kohë të ambientohej, por tani Kilian Mbappe është kthyer në liderin e vërtetë të Real Madrid.

Me sulmuesin francez në formë, skuadra e Ançelotit mundi me përmbysje 4-1 Las Palmas, duke marrë e vetme kreun e renditjes në La Liga.

Mbappe shënoi dy gola, ndërsa në 10 ndeshjet e fundit ka realizuar 7 të tillë.

Ishte ai që kthey entuaziazmin në tribunat e “Santiago Bernabeut”, pas epërsisë suprizë të miqve që në minutën e parë.

Përmbysja e madrilenëve u plotësua përpara pushimit.

Brahim Diaz dhe sërish Kilian Mbape siguruan përpara kohe suksesin e “Los Blankos”.

Në fraksionin e dytë, vendasit thelluan rezultatin me Rodrigo, ndërsa sistemi VAR I pengoi që ta ekzagjeronin, duke anuluar dy gola të tjerë për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi, kjo nuk e zbehu suksesin e dyfishtë të Real Madrid, që përveç fitores merr edhe kryesimin e kampionatit spanjoll.

Madrienët përfituan nga ndalesa e rivalëve direktë të Atletiko dhe Barcelona, për t;u ngjitur në vendin e parë të klasifikimit me 46 pikë, dy më shumë se ndjekësit më të afërt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!