Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real fiton “klasiken” e koshit/ Triumf i madh madrilen në kampionat, në fushën e Barçës

schedule12:49 - 23 Mars, 2026

schedule 12:49 - 23 Mars, 2026

E vërteta është që kur vjen puna te koshi, diferenca është shumë më e madhe se në futboll. Barcelona mund të jetë më shumë se një klub, siç është motoja e katalanasve, por gjithsesi Reali mbetet superfuqi e jashtëzakonshme në basketball, dhe këtë e tregoi madje brenda në “Palau Blaugrana”.

Fitoi tepër thellë, 96-75, El Klasikon e radhës në kampionat, me një periodë të dytë të veçantë. Plot 5 basketbollistë merenges realizuan mbi 10 pikë, dhe saktësisht Kampaso me 15, Hezonja 13, Lajls 11, Prosida 14 dhe Maledon 11. Nuk qe nevoja që Tavarez apo Jul të lodheshin shumë këtë herë.

Po Barcelona?



Vetëm pak lojtarë si amerikani Klajbërn apo çeku Veseli mund të shpëtojnë nga kritikat, dhe mbi 7 000 spektatorët në Arenë mbetën të habitur e të zhgënjyer.

Reali, 38 herë kampion I Spanjës dhe 11 herë I Europës, kryeson atë që quhet Liga Endesa me 21 fitore e dy humbje, ndërsa vazhdon sezoni i rregullt.

Katalanasit janë në krizë, dhe vështirë se mund të mendojnë për titullin e parë që nga viti 2023, ndërsa mbajnë vetëm vendin e pestë në renditje.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!