Reagon Vllaznia: Kemi vënë në dijeni FSHF-në për “Tirona Fanatics” për fjalorin fyes

schedule13:05 - 30 Tetor, 2021

schedule 13:05 - 30 Tetor, 2021

Klasikja e shqipërisë që zhvillohet mes Vllaznisë dhe Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi”, ora 16:45

Për shkak edhe të historisë që dy skuadrat kanë bërë në futbollin shqiptarë, kjo ndeshje ka marrë një vëmendje të veçantë.

Një detaj interesant është vënë re nga skuadra e Vllaznisë, një veprim aspak i hijshëm nga ana e tifozëve të Tiranës, “Tirona Fanatics”, ka detyruar shkodranët të njoftojnë edhe FSHF-në për këtë situatë.

Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtarë të klubit të Vllaznisë thuhej:

“NJOFTIM

Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozërive respektive në shkallët e stadiumit. Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit. Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federaten Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi. Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë. Përsa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozave të Tiranës.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!”

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!