Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, të cilat i konsideron si hedhje e bojës së radhës mbi përfaqësuesit e mazhorancës.
“Vëllai im nuk ka përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik” –shkruan në statusin e publikuar në rrjetet sociale, ministrja Spiropali, e cila njofton se do të padisë akuzuesit.
“Në gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës”, e mbyll reagimin e saj në Facebook ministrja Elisa Spiropali./abcnews.al