“Do t’u nxjerrim ujin e zi..”, Rama reagon më në fund për atentatin ndaj prokurorit

schedule12:58 - 5 Nëntor, 2019

schedule 12:58 - 5 Nëntor, 2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Sipas Kryeministrit, brenda muajit do të bëhet ligji special kundër personave të inkriminuar, gjithashtu do të merren, sipas tij, masa speciale edhe kundër KÇK, duke nënkuptuar këtu prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit

Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda..

dhe masat speciale kundër KÇK-s

Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!