Reagon PS për artikullin e gazetës gjermane

schedule15:20 - 15 Maj, 2019

schedule 15:20 - 15 Maj, 2019

Askush nuk i beson një artikulli që ka për dëshmitarë një ish ministër dhe një gazetar të oborrit të opozitës. Reagimi për shkrimin e botuar në gazetën gjermane vjen nga Partia Socialiste. Nëpërmjet deputetes Blerina Gjylameti, mazhoranca hedh poshtë vërtetësinë e atij artikulli të porositur nga kundërshtarët e tyre politikë sipas selisë rozë.

Opozita boton në mediat ndërkombëtare shpifjet e saj. Shkrimi ishte një tjetër përbaltje për Shqipërinë. Askush nuk e beson atë artikull, ku për burim ishin një ish-ministër i opozitës së sotme dhe gazetarë dukshëm të njëanshëm. Kjo opozitë vetëm shpif dhe bën zi Shqipërinë në Europë dhe në botë, duke dashur të shkatërrojë të ardhmen, pasi nuk ka vizion për të tashmen”, tha Gjylameti./ABC News Albania 24/7