Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas videos së re te Fredi Alizotit , te publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji. Nëpërmjet një deklarate për shtyp Prokuroria për Krimet e Rënda sqaron opinionin për disa nga momentet e hetimit të deritanishem te dosjes “Babale”.
Sipas organit të akuzës, lidhur me autenticitetin e regjistrimit të bisedës së pretenduar midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj , më 5 tetor 2018 u është regjistruar emri si persona nën hetim shtetasve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji për veprën penale të “Kallzimit të rremë” të kryer në bashkëpunim.
Prokuroria sqaron se Fredi Alizoti ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve te kesaj dosjeje, me kerkese te prokurorit dhe vendim te gjykates date 24 maj, disa ditë para se Alizoti të komunikonte me sallën operative të policisë Fier dhe të merrej ne pyetje nga prokuroria. Alizoti po pergjohej pasi ishte person qe kishte kom,unikuar shpesh dhe me shqetesim me Albert Veliun
Disa ditye pas veniers ne pergjim, më 1 qershor 2018 Prokuroria ben te ditur se Fredi Alizoti u mor ne pyetje me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit te kesaj ceshtjeje. Ate dite Alizoti kishte deklaruar ne organin e aksuzes se rreth orës 16:00, kishte komunikuar ne telefon me Drejtorine e Policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte.
“Ky shtetas ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve Tetor – Nëntor të vitit 2017, ai i kishte thënë që donte t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi ai nuk e afronte. I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim “Babalja”, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafaj. Sipas deklaruesit, “Babalja” kishte premtuar që do t’i jepte 100.000 euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen, ishte zëri i tij. Babalja deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lek. Në këtë moment, është ndërprerë pyetja e këtij shtetasi pasi po jepte të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij dhe është paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvilloheshin hetime ndaj tij dhe është ftuar të caktojë një mbrojtës. Deklaruesi ka kërkuar të japë shpjegime pa praninë e mbrojtësit duke theksuar se u qëndronte deklarimeve, por më të detajuara do t’i jepte një ditë tjetër”.
Lidhur me ekspertimin e audiopergjimit te pretenduar te bisedes mes Babales dhe Agron Xhafajt, prokurori per krime te renda sqaron se u caktua kompania JP French Associates. Nga informacioni zyrtar që organi I akuzes ka marre prane ambasades se MBreterise se bashkuar ne Tirane rezultoi se në kete vend nuk ka institucion shtetëror për kryerjen e një ekspertimi të tillë, dhe se kompania e sipërcituar është kompania e kontraktuar nga vetë autoritetet shtetërore britanike për kryerjen e ekspertimeve në Mbreterine e bashkuar.
Organi i akuzës thekson gjithashtu se nuk është administruar asnjë akt ekspertimi i kryer nga laboratorë shkencorë te Policisë në Itali, për shkak se autoritetet italiane kanë refuzuar ekspertimin për shkaqe procedurale
“Lidhur me materialin e dërguar për ekspertim sqarojmë së objekt ekspertimi është DVD-ja e sekuestruar në Partinë Demokratike nga deputeti Enkelejd Alibeaj si përfaqësues i kësaj force politike.
Si modele eksperimentale janë dërguar mostra të zërave të shtetasve Geron Xhafaj, Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Agron Hyseni të marrë konform rregullave procedurale. Shtetasi Jetmir Olldashi nuk ka dorëzuar në asnjë moment materialin origjinal si dhe mjetet, me të cilat është pretenduar se është realizuar audiopërgjimi që lidhet me bisedën e pretenduar të zhvilluar midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj duke pretenduar se nuk e disponon më dhe kopje të tij ia ka dorëzuar shtetasit Ervin Salianji”.
Prokuroria per krimet e renda ben te ditur se ka thirrur deputetin e PD, shtetasin Ervin Salianji te paraqitet ne datë 12 tetor për t’u pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim me personat e sipërcituar Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi.