Reagon PD: Sandër Lleshaj shpif, militantët e PD nuk kanë djegur asnjë KZAZ

schedule21:38 - 27 Qershor, 2019

schedule 21:38 - 27 Qershor, 2019

Menjehërë pas statusit në rrjetet sociale të ministrit Sandër Lleshaj i cili akuzonte Partinë Demokratike për sulmin në KZAZ-në nr.6 në Shkodër, ka reaguar Partia Demokratike e cila deklaron se asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat-Shkodër.

Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.

Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private”./abcnews.al