Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me ngjarjen në fshatin Bularat të Gjirokastrës ku në një përleshje me autoritetet shqiptare mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kaçifas.
“Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat ky qytetar grek ka humbur jetën dhe do të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme”, shkruhet në deklaratë.
Më tej Ministria e Jashtme flet me keqardhje për vdekjen e minoritarit grek si dhe i shpreh ngushëllime familjes së tij.
“Sidoqoftë, është e papranueshme që kjo ngjarje të përfundonte me humbjen e jetës njerëzore”, vijon deklarata e qeverisë së Athinës.
Megjithatë Ministria e Jashtme pranon që 35-vjeçari të jetë vrarë me dyshimin se qëlloi me kallashnikov në drejtim të policisë, e cila u mundua ta arrestonte./abcnews.al