Reagon KE për fjalimin e Vuçiç: Rreptësisht kundër deklaratës për Millosheviçin

schedule15:34 - 10 Shtator, 2018

schedule 15:34 - 10 Shtator, 2018

Deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiç duke iu referuar Sllobodan Millosheviçit gjatë vizitës së tij në në Veri të Kosovës ka indinjuar edhe Bashkimi Europian. Në konferencën e përditshme të Komisionit Europian, përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç, ky institucion ka bërë publik qëndrimin e rreptë të Bashkimit Europian mbi deklaratën e presidentit serb. Për Bashkimin Europian nuk duhet toleruar asnjë hapësirë për ambiguitet apo mburrje për ata që i mbështesin politikat dhe aksione, që i sollën rajonit të Balllkanit një dhjetëvjeçar mjerimi dhe vuajtjeje. Këto deklarata duhet hedhur poshtë dhe tejkaluar.

Maja Kocijançiç, Zëdhënëse e Komisionit Europian: «Pajtimi, normalizimi i marrëdhënieve dhe fqinjësia e mirë mund të bëhen të mundura vetëm nëse politikat e mëparëshme, që i sollën rajonit të Balllkanit një dhjetëvjeçar mjerimi dhe vuajtjeje do të hiedh poshtë dhe të tejkalohen. Ne nuk duhet të lemë asnjë hapësirë për ambiguitet apo mburrje për ata që i mbështesin këto politika dhe aksione. Vendimet e Gjyakatave Ndêrkombëtare dhe kombëtare mbi këtë çështje janë të qarta. Pajtimi dhe marrëdhënieet e  fqinjësisë së mirë janë parimet që ne si Bashkim Europian mbështesim. Të gjithë partnerët në rajon kanë një perspektivë të qartë europiane dhe ndaj u kërkohet të mbështesin këto parime. Dhe nëse mund të citoj presidentin e Komisionit Europian, Juncker këtë fundjavë. Ai tha, se nacionalizmi kurrë nuk ka zgjidhur probleme por vetëm ka krijuar të tilla ».

Ndërkohë, edhe me insistimin e  vazhdueshëm tê mediave, Komisioni Europian bën të qartë, se nuk do të komentojë negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit, por shpreson në një marrëveshje normalizimi midis dy vendeve me ndërmjetësimin e përfaqësuese së lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë, Federica Mogherini. Takimi i radhës midis presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të mbahet këtë muaj. Disa shtete anëtare janë shprehur aktualisht kundër ndryshimit tê kufinjve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!