Ftesa e presidentit amerikan Donald Trump për tju bashkuar në Bordin e Paqes, për kryeministrin Edi Rama, mbart një domethënie të fortë politike që shkon përtej protokolleve zyrtare.
Në podcastin Flasim, kreu i qeverisë, komentoi votën pro të demokratëve të enjten në parlament, që shuajti dhe shpresat e tyre për rrëmbim të Ramës në Tiranë.
“Ftesa u mirëprit, u pranua, u ratifikua edhe në formën e një projektmarrëveshje, projektligji, në Kuvendin e Shqipërisë dhe Shqipëria si një shtet që ka zgjedhur paqen si busullën e vet të përhershme dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare e pranoi me një PO të fortë, – edhe me votat e atyre, që deri në momentin që votuan, nuk lanë gjë pa thënë, por kjo është një temë krejt tjetër, – përkatësinë në këtë në këtë bord. një ftesë përtej protokolleve zyrtare dhe me një domethënie shumë të fortë politike, po edhe historike sipas meje për Shqipërinë.”
Ndër ngjarjet kryesore të kësaj jave ishte 21 janari – 15 vite pa drejtësi. Rama kritikoi Spak për vonesat që janë hasur gjatë hetimit të krimit shtetëror, kur me armet e shtetit u vranë 4 qytetare të pafajshëm. Kreu I qeverisë bëri thirrje për nxjerrjen e autorëve para ligjit, nga urdhëruesit tek zbatuesit.
“21 janari erdhi me hijen përqeshëse të padrejtësisë. Krimet shtetërore duan kohë të zbardhën, por koha nuk i zhbën dot nga kujtesa. dhe nga tryeza e njerëzve të drejtësisë. Uroj, shpresoj që SPAK-u, i cili prej gjashtë vjetësh ka marrë jetë dhe gëzon mbështetjen e padiskutueshme dhe ka pasur gjatë gjithë kohës inkurajimet më të sinqerta për të shkuar përpara, për të luftuar për të vendosur drejtësinë përfundimisht në binarët e rinj të barazisë para ligjit për të gjithë, – të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim, që është një njollë për drejtësinë shqiptare dhe nuk duhet lejuar që të bëhet njollë, sepse do të jetë e pashlyshme, për vetë SPAK.”
Katër protestuesit e pafajshëm u vranë në Bulevard në 21 janar 2011 ndërsa po protestonin kundër korrupsionit qeveritar të Sali Berishës, asokohe në koalicion me Ilir Metën dhe Lulzim Bashën ministër të brendshme. Sot pas 15 vitesh, Ilir Meta është në qeli, ndërsa Sali Berisha në kuvend, pa dhenë ende llogari për krimin shtetëror të ndodhur poshte zyrës së tij.
Por përtej këtyre ngjarjeve që dominuan javen, një mesazh, Rama e kishte dhe për prioritetin e qeverisjes së tij, anëtarësimit në Bashkimin Europian,
“Ky është një vit kyç për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Është një moment vendimtar për procesin dhe për përparimin e Shqipërisë në rrugën e negociatave. Ky është një vit kur Shqipëria duhet me patjetër të provojë se është e gatshme, jo vetëm t’i kalojë reformat, por dhe t’i jetësojë ato, duke pasur parasysh që të gjithë çdo ditë, në çdo hap, se ky moment nuk mund të humbet.”
/ abcnews.al /


