Reagon Basha pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus: Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta

schedule11:44 - 9 Mars, 2020

schedule 11:44 - 9 Mars, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reguar pas konfimimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri. Basha thekson mes të tjerash se është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.

Po ashty kryedemokrati bën thirrje se sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura.

Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.

Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi.

Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Ndërkaq, më herët selia blu njoftoi se Basha anuloi dy aktivitete publike të parashikuara për tu mbajtur ditën e sotme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!