Reagimi i Ramës për imunitetin e Ahmetajt/ Nazarko: Kryeministri dha një mesazh edhe për administratën publike

schedule19:11 - 14 Korrik, 2023

schedule 19:11 - 14 Korrik, 2023

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në ABC News komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama pasi Kuvendi i hapi rrugën SPAK-ut për hetimin dhe arrestimin e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas Nazarkos, Rama përcolli një mesazh edhe për administratën publike që udhëheq.

“Rama konfirmoi një mesazh që e ka pasur si lajtmotiv në qasjen e tij ndaj drejtësisë së re dhe SPAK-ut dhe institucioneve të reja që po ngrenë stekën e veprimeve të tyre përndjekës. Konfirmoi këtë qëndrim dhe ky konfirmim në një moment si ky, ku parlamenti i hapi drejtësisë merr një domethënie tjetër.

Ka mesazhe që janë të lidhura me atë që ndodhi apo me fatin e një bashkëpunëtori kaq të rëndësishëm për të, mesazhi që lidhen me rastin konkret por që vlejnë edhe për sjelljen e administratës publike tash e tutje. Në gjykimin tim, në rastin e mesazheve konkrete me Ahmetajn, Rama u përpoq të ishte sa më gjakftohtë dhe duke lënë të kuptohet se i beson drejtësisë dhe se ishte një vendim i pashmangshëm për shkak të faktit se SPAK paraqiti në parlament në dosje voluminoze. Pati një lloj justifikimi dhe shpjegimi logjik për vendimin që mori shumica që udhëheq.”, tha Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!