Mëngjesin e sotëm në Spanjë bëri bujë të madhe kontrata e Leo Messit, e firmosur në verën e vitit 2017 për rinovimin me Barcelonën. Mundo Deportivo arriti të zbulojë të shifrat dhe detajet e kontratës së Messit, i cili kishte mundësinë të fitonte 555 milionë euro dhe deri më tani, 6 muaj para përfundimit të saj ka marrë 511 milionë.
Leo Messi s’ha guanyat fins l’últim euro que li ha pagat el Barça. Ell no ens ha arruïnat. Al contrari. És el millor jugador de la història i volem que segueixi amb nosaltres per sempre més.
— Víctor Font (@victor_font) January 31, 2021
Reagime të shumta në Spanjë për këtë lajm, në një kohë kur Barcelona është në kolaps total financiar. Kritika të mëdha kanë ardhur nga tifozët, që i ngarkojnë edhe Leos faj për gjendjen e rëndë financiare të klubit. Ndërkohë së fundmi ka reaguar edhe kandidati për president i Barçës, Victor Font.
Ai ka shkruar në Twitter në lidhje me këtë temë dhe e gjykon të merituar pagën faraonike të marrë nga Leo në këto 4 vite. “Leo ka merituar çdo euro, që ka Barça i ka paguar. Nuk e ka shkatërruar ai klubin. Përkundrazi, ai është lojtari më i mirë në histori dhe ne duam të qëndrojë gjithmonë me ne”, shkruan Font.
‼️ Messi emprendrà accions legals contra el diari EL MUNDO. El seu advocat prepara una querella contra el diari i s’està estudiant com involucrar les persones del club amb accés al seu contracte. Més informació al #PrimerToc
— Marta Ramon Gorina (@Marta_Ramon) January 31, 2021
Ndërkohë, siç bëhet me dije Messi ka urdhëruar avokatët e tij të hapin një proces gjyqësor ndaj Mundo Deportivo dhe të nisin hetimet për të gjetur personin, që nxori kontratën e Leos në publik. /abcnews.al