Rayo Vallecano mposht Barcelonën, Balliu largohet me 3 pikë nga “Camp Nou”

schedule23:04 - 24 Prill, 2022

schedule 23:04 - 24 Prill, 2022

Barcelona mposhtet sërish në “Camp Nou”, këtë herë nga Rayo Vallecano që fitoi me shifrat 0-1 ndaj katalanasve.

Skuadra mike arriti të shënonte golin e fitores në minutën e 7-të me Garcia, gol që do t’i jete 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Ivan Balliut, i cili ishte titullarë në këtë takim.

Një humbje kjo për Xavi Hernandez, që nuk përfitoi nga humbja e Sevillës për të blinduar vendin e dytë në klasifikim, pasi tashmë të dyja skuadrat kanë kuotë të njëjtë pikësh.

Nga ana tjetër kjo fitore i jep frymëmarrje skuadrës së Rayo Vallecanos, e cila largohet me 10 pikë nga zona e mbijetesës, teksa aktualisht ndodhet në vendin e 11-të me 40 pikë, dhe kalo në renditje skuadrat si Elche, Espaynol dhe Celta Vigon. /f.a/abcnews.al