Raundi i tretë i bisedimeve për kufirin detar/ MEPJ: Takimi miqësor e konstruktiv

schedule14:47 - 23 Qershor, 2018

schedule 14:47 - 23 Qershor, 2018

Një ditë pas zhvillimit të negociatave Shqipëri Greqi, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare ishte konstruktiv. Takimi u zhvillua në një klimë miqësore dhe bashkëpunuese- njofton zyra e shtypit e ministrisë së jashtme- sipas të cilës grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve. /abcnews.al