Raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoni, flet diplomati Nesho

schedule21:52 - 22 Prill, 2019

schedule 21:52 - 22 Prill, 2019

Diplomati Agim Nesho në studion e “Byro Politike” ka komentuar zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehu se faktori shqiptar ka një rol vendimmarrës në raundin e dytë të zgjedhjeve për President që do të mbahen më  5 Maj.  

“Ajo që mendon se është e nevojshme për elementin shqiptar, është se duhet të tregojë se është pro perëndimor, pro NATO-s,  pro BE, nuk është deklarata e dhënë nga ish-kandidati Reka që ne nuk bëjmë shitje ose trafikim të votave, por që shqiptarë duhet të votojë sepse ky është një moment politik dhe historik për ta që të kenë një orientim të qartë sepse nuk mund ta lënë si në të shkuarën që të jetë Maqedonia e dyzuar. Faktori shqiptar është vendimmarrës por ende nuk ka arritur që të jetë i koordinuar mirë që të mbrojë interesat. Sa më i bashkuar të jetë dhe i qartë për perspektivat e tij dhe të shqiptarëve në Maqedoni aq më shumë fiton terren, fiton pozitë ashtu sikundër e përmendët edhe ju, sepse arritën deri tek kryetari i Parlamentit, për arsye se është një element shtet-formues”, u shpreh Nesho.

Asnjë nga tre kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut nuk ka marrë numrin e duhur të votave, ndoshta dhe për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime. Në balotazhin e 5 majit përballë njëri-tjetrit do të jenë kandidati i LSDM-së dhe koalicionit qeveritar Pendarovski si dhe kandidatja e opozitës Davkoka. Ndërsa kandidati i pavarur, shqiptari Blerim Reka ka mundur të fitojë shumicën e votave vetëm në komunat shqiptare.

“Të tre kandidaturat ishin kandidatura të zgjedhura. Të tre profesorë më një situatë akademike të dallueshme dhe po të mos ishte lufta politike e brendshme e ndarë në dy grupime të fuqishme, ngjarjet që kanë prodhuar dhe realizomi i marrëveshjes me Greqinë, kjo do ishte një zgjegdje e zakonshme. Zgjedhja e presidenti në republikat parlamentare nuk ka atë vëmëndjen që kanë zgjedhjet parlamentare. Por ne kishin edhe kandidatin shqiptar që ne na u bë qejfi që mori rreth 80 mijë vota”, tha Nesho./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!