Raundi i dytë i bisedimeve, Ukraina kërkon krijimin e korridoreve humanitare

schedule14:29 - 3 Mars, 2022

schedule 14:29 - 3 Mars, 2022

Raundi i dytë i bisedimeve midis delegacioneve ukrainase dhe ruse pritet të fillojë gjatë orëve të ardhshme në Bjellorusi, shkruan BBC

Qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare, në mënyrë që civilët të largohen nga zonat e goditura nga konflikti, sipas Davyd Arakhamia, anëtar i delegacionit ukrainas. Ai publikoi një foto të tij dhe një kolegu përpara një helikopteri.

Ndërkohë, sipas ministrit të Jashtëm të vendit Sergej Lavrov, Rusia kërkon që:

  • Ukraina duhet të “çmilitarizohet”
  • Krimea – gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Moska në 2014  të njihet nga Kievi si pjesë e Rusisë
  • Dy rajonet separatiste në Ukrainën lindore –  Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut  të njihen zyrtarisht

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!