Rasti “Xhisiela”, jepet dënimi për Rexhep Rrajën

schedule17:00 - 20 Dhjetor, 2018

schedule 17:00 - 20 Dhjetor, 2018

Gjykata e Krujës ka lënë të lirë Rexhep Rrahjën, djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Engjellushe Tahiri vendosi që 24-vjeçari të kryejë vetëm një vit shërbim prove për akuzat që rëndonin ndaj tij. Prokuroria më herët kishte kërkuar një vit burg për të riun që akuzohet për dhunimin e Xhisiela Malokut.

Rexhep Rraja u arrestua në 30 Shtator pasi ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS-së për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut. Kjo e fundit vazhdon t’i qëndrojë variantit se nuk është dhunuar nga Rexhepi, por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë në Korrik të këtij viti për shkak të xhelozisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!