Rasti “Xhisiela” dhe media, Çausholli: Të ruhet sensi i masës

schedule20:37 - 5 Tetor, 2018

schedule 20:37 - 5 Tetor, 2018

Rasti i Xhisiela Malokut ka hapur një debat në media. Arlinda Çausholli ishte e ftuar në “Provokacija” nga Mustafa Nano për të folur pikërisht për mënyrën se si e përcolli media ngjarjen.

Sipas publicistes, duhet ruajtur sensi i masës sepse në momentin që ngjarja harrohet nga njerëzit e thjeshtë për personin e përfshirë vazhdon akoma.

“Duhet ruajtur një sens i masës sepse është një vullkan që do zgjasë për 3-4 ditë dhe ma beso, ditën e hënë jam e bindur që do harrohet, ndërkohë që veshët e asaj vajze do kumbojnë akoma”, tha Çausholli.

Më tej Çausholli tregoi edhe se si do e kishte preferuar rininë sot. Sipas saj duhet të jemi më të bashkuar dhe t’i gjendemi njëri-tjetrit si njerëz.

“Unë do kisha preferuar që kjo rini që shoh nëpër kafe, që shoh baste të pafund që janë të hapura, do preferoja që nga Ministria e Arsimit, nga shteti të krijohej një lehtësi që kjo rini me ligj të shkojë të ndihmojë ose t’i njohet si intership, si stazh me kredite nëpër jetimore, azile, t’i gjendet njeriu njeriut, moshës së tretë”, u shpreh publicistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!