Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta është akuzuar nga gjyqtari i çështjes “Negreira” për ryfshete, korrupsion, administrim i padrejtë dhe falsifikime të dokumenteve tregtare.
Laporta ka qenë president i katalanasve në periudhën 2003-2010, duke u përshfirë gjithashtu në skandalin me blerjen e arbitrave, sigurisht në favor të Barcelonës.
Në urdhrin e tij, gjyqtari Agirre thotë se pagesat për Enriquez “prodhuan efektet e arbitrazhit të dëshiruar nga FC Barcelona, në mënyrë të tillë që duhet të ketë pasur pabarazi në trajtimin me ekipet e tjera dhe korrupsionin sistematik pasues në arbitrazhin spanjoll në tërësi. , që nuk do të thotë se secili nga gjyqtarët ishte i korruptuar, por një grup prej tyre ishin të korruptuar.”
Gjithashtu është vlerësuar se afati 10-vjeçar i parashkrimit nuk ka skaduar pasi këmbëngulin se duhet të llogaritet nga data 17 korrik 2018 e në vazhdim, data kur është kryer krimi i fundit i pretenduar./ h.ll/abcnews.al