Rasti “Kaçifas”, një oficer i policisë greke vjen në Tiranë

schedule12:20 - 2 Nëntor, 2018

schedule 12:20 - 2 Nëntor, 2018

Një oficer i policisë greke do të vijë në Shqipëri për të marrë nga policia shqiptare të gjitha informatat e nevojshme për hetimin që po kryhet në Greqi mbi rrethanat e vdekjes së Konstantinos Kaçifas. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve në Greqi për këtë gjë është rënë dakord mes dy vendeve në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.

Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi zv/ ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalis dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, diskutuan për uljen e tensioneve të krijuara pas ngjarjes në Bularat të Gjirokastrës të dielën e kaluar.

Sot në mesditë Janis Kaçifa, i ati i 35-vjeçarit minoritar ka shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, i thirrur për të dëshmuar nga organi i akuzës që ka hapur një hetim për këtë ngjarje.

Ndërkohë trupi i 35-vjeçarit Kaçifas që u vra në shkëmbim zjarri me forcat RENEA, pasi qëlloi me armë mbi policinë, vijon të jetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Prokuroria ende nuk ka dhënë autorizim për tërheqjen e trupit të tij nga familjarët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!